Mozzik dhe Loredana drejt ndarjes?

Pas Norës dhe Robertit, një tjetër cift duket se po pëson krizë në lidhjen e dashurisë. Mediat kosovare raportojnë se marrëdhëniet mes Loredanës dhe Mozzik nuk janë shumë të mira.

Madje ky i fundit nuk ka bërë asnjë promovim të këngës së re që do sjellë bashkëshortja e tij. Ndryshe nga herët e tjera, Mozzik ka zgjedhur që të mos asnjë postim për bashkëpunimin me reperin turko-gjerman Mero.
Në postimet e fundit, Loredana është shfaqur në studio muzikore por Mozzik nuk duket askund.
Burime për Prive konfirmojnë se Mozzik ka munguar në postimet e përditshme, por nuk dihet nëse është zënkë kalimtare apo dicka serioze.
Mund të ndodhë që gjithcka të kalojë me qetësi dhe të shijojnë të lumtur dashurinë, së bashku me vogëlushen Hana.