Motrat Kajtazi dhe në polici, nuk i pranojnë prindërit

Plani i dy motrave Kajtazi dyshohet se po vazhdon edhe brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë Durrës për të shfajësuar veprimet e tyre për të cilat po ndiqen penalisht. Gjatë takimit me prindërit dhe motrën e madhe, vajzat kanë reaguar keq. Kanë qëndruar larg dhe janë shfaqur të frikësuara nga prania e tyre. Të gëzuar që u gjetën shëndoshë e mirë, prindërit janë befasuar nga sjellja e vajzave të cilat jo vetëm që nuk u janë afruar apo kërkuar ndjesë për gjithçka kanë bërë, po u kanë qëndruar ftohtë e në distancë në prani të drejtuesve të policisë.