Motrat Istrefi publikojnë klipin e shumëpritur

Më në fund është publikuar dueti i motrave Istrefi, i titulluar “Nuk e di”. Era dhe Nora Istrefi kanë sjellë një këngë ritmike, e cila do “pushtojë” klubet e natës dhe lokalet verore.

Ndonëse po zhvillon karrierën në tregun ndërkombëtar, Era ka vendosur që duetin e parë me motrën ta ketë në gjuhën shqipe.

Kënga flet për dashurinë ndaj një mashkulli, i cili nuk është pranë “saj”. Motrat duken më bukur se kurrë, të kombinuara në ngjyra, rroba dhe stil me njëra-tjetrën.

Pritet që pas këtij bashkëpunimi, edhe Nora Istrefi të marrë vëmendje në tregun ndërkombëtar.