Motra e Elvanës, koncert për të prekurit nga tërmeti

Motra e këngëtares Elvana Gjata, Migena e cila është një soprano dhe jeton në Gjermani, ka vendosur t’u vijë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, duke organizuar një koncert bamirësie.
Në një postim në instagramin e saj, Migena shprehet se është koha që ne që i shpëtuam tërmetit, t’u vijmë në ndihmë njerëzve që humbën njerëzit e dashur dhe shtëpitë e tyre.
Koncerti do të mbahet në Dusseldorf më 2 shkurt dhe paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tragjedia e 26 nëntorit.
Edhe Elvana në disa story të saj, ndërsa ka dhënë lajmin, është shprehur shumë krenare për të motrën.

elvana