Mori fund! Çifti i njohur i jep fund lidhjes në prag të dasmës

Miliarderja Paris Hilton i ka dhënë fund fejesës me aktorin Chris Zylka, i njohur për rolin e tij në ‘The Leftovers’.

Lajmi u zbulua mëngjesin e sotëm (19 nëntor) nga e përditshmja JustJared.

“Ata u ndanë dhe i dhanë fund fejesës këtë muaj. Marrëdhënia e tyre nisi të merrte për keq pas dy vitesh së bashku dhe arsyeja nuk dihet tamam”, zbuloi një burim pranë tyre.

Të dy ishin gati për tu martuar, por çdo gjë përfundoi aty. Tani Paris dhe Chris do vazhdojnë jetën e tyre dhe do ti përkushtohen më shumë se kurrë karrierës.