Moratorium 10-vjeçar kundër prerjes së pyjeve

Kryeministri Edi Rama e cilëson moratoriumin 10-vjeçar për të mos shfrytëzuar pyjet, një hap tjetër për mbrojtjen e natyrës dhe shmangien e shkatërrimit të mëtejshëm të saj  .“Shkatërrimi i pyjeve, i shtretërve të lumenjve, shfrytëzimi barbar për lëndë drusore dhe ndërtim dhe shkatërrimi i infrastrukturës mbrojtëse, na ka sjellë vit pas viti në buzë të një humnere që ne prej dy vjetësh kemi marrë masa për ta shmangur. u shpreh Rama. Ai tha se moratoriumi është një kërkesë që nuk mund të refuzohet më dhe së bashku me ndryshimet ligjore që ashpërsojnë krimin mjedisor, do t’i rikthejnë natyrës atë që i takon.