Monica Belluccit është shqiptare? Flet kushëriri i saj

Është bërë e modës tanimë që të dëgjojmë për personazhet e famshëm ndërkombëtarë që të kenë rrënjë shqiptare.
Këtë herë, habia nuk qëndron këtu në fakt sesa tek afërsia gjeografike që kishim me aktoren e famshme italiane Monica Bellucci dhe nuk e dinim që origjina e saj ishte nga arbëreshët e Italisë. Këtë lajm e ka pohuar kushëriri i saj Attilio Bellucci i cili ka ardhur prej disa javësh në Shqipëri me cirkun e tij, “Bellucci” gjatë mbrëmjes së Top Show në përmbledhjen e ngjarjeve të muajit shkurt. “Bëhet fjalë pak a shumë në kohën e Skëndërbeut ku disa familje arbëreshë emigruan në Itali dhe prej aty e kemi origjinën dhe ne. Mbiemri jonë fillimisht ka qenë Belushi, por me kalimin e viteve sh-ja ra dhe mbeti cc-ja” ka cituar ai. Me Monikën jemi kushërinj dhe takohemi shpesh” ka përfunduar Attilio.