Monica Bellucci merr çmimin për vepër jetësore

Aktorja e njohur Monica Bellucci ka marrë çmimin për vepër jetësore në San Sebastian. Ajo e ka marrë çmimin “Donostia Award” në Festivalin e Filmit në San Sebastian, në Spanjë.

52-vjeçarja ka dalë në skenë për të marrë çmimin, i cili e nderon shumë karrierën e saj prej aktoreje.

“Më pëlqen puna ime dhe çdo ditë punoj me dëshirën më të madhe. Ky çmim më nderon shumë. Jam 52 vjeç dhe shpresoj se do të më vlerësojnë për punën, jo për bukurinë time, sepse ajo është vetëm kalimtare” ka thënë mes tjerash aktorja kur morri çmimin.

Shpesh ajo ka kritikuar mediat pse ato e paraqesin vetëm një grua të bukur, por jo të talentuar. Bellucci ka luajtur në filmat “Malena”, “Spectre”, “Irreversible”, “Under Suspicion” dhe filma të tjerë në një karrierë filmike që ka nisur në vitin 1990.