Monica Bellucci flet për të dashurin e ri “Eshtë akoma shpejt per dasmë”

Ishte dalja e dytë publike për Monica Bellucci, 54 vjeçe, e cila dukej e mrekullueshme dhe elegante përkrah të dashurit të saj Nicolas Lefebre,36 vjeç në eventin e firmës Cartier në Paris.
Të dy frekuentohen që nga maji 2017, katër vjet pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti Vincent Cassel.
Monica ka konfirmuar për Paris Match se marrëdhënia shkon për mrekulli por “kur ke qenë i martuar dy herë më parë, duhet të marrësh kohë për martesën, për të kuptuar pse ndodhi dhe pse u divorcove. Le të themi që jam në fazën e kuptimit për momentin” – tha ajo.
Monica Bellucci ka qenë e martuar më parë me fotografin e modës Claudio Carlos Basso prej vitit 1990-1994.