Modelja rumune ka një mesazh për çunat e kombëtares sonë

Andreea Diaconu është modele e njohur rumune që ka pozuar deri edhe për agjensinë e njohur ndërkombëtare “Victoria’s Secret”. E pyetur në një spektakël televiziv për kampio-natin Europian, ajo tha me sinqeritet se nuk e ndjek thuajse fare futbollin por natyrisht që do të bëjë tifo për Rumaninë.

“Nuk e njoh mirë futbollin por më kanë thënë se në grup do kemi Francën, Zvicrën dhe Shqipërinë. Them se Shqipërinë e mundim përsëri sic e kemi mundur edhe më përpara. Nuk besoj se do të jem në stadium në Francë prej angazhimeve që kam me modelingun por nuk i dihet. Do të mundohem të jem,” – tha modelja që njihet shumë në botën e modelingut.