“Modelja” Rita Ora do të përfaqësohet nga Kate Moss

Rita Ora do të përfaqësohet nga agjencia e Kate Moss, për të gjitha paraqitjet e saj si modele.

Këngëtarja me origjinë kosovare postoi në “Instagram” një foto të saj me modelen e njohur, duke njoftuar se ka angazhuar agjencinë e Moss për t’u marrë me të gjitha shfaqjet e saj si modele.

Gjatë një interviste për “The Sun”, Rita Ora deklaroi: “Kate ka qenë gjithnjë mentorja ime dhe është një mikeshë shumë e mirë. Është nder të punoj me të. Është frymëzim i vërtetë dhe kur diskutojmë për biznes së bashku duket kaq natyrale”.