Modelja që krahasohet me Sophia Loren

Sophia Loren konsiderohet një nga femrat më të bukura të të gjitha kohërave, por tani ka një rivale serioze! Prej vitesh është një nga emrat më të mëdhenj në botën e modelimit, duke u paraqitur në disa nga fushatat më të njohura reklamuese të markave të modës, në seri televizive, si dhe emisione të ndryshme. Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren e famshme rumune Madalina Diana Genea. Momentalisht jeton në Itali, ndërsa karriera e saj tani është në majat e popullaritetit. Padyshim që bukuria e saj e ndihmon shumë, që të realizojë edhe ëndrrën e saj të madhe, që të shndërrohet në një aktore të famshme. Sipas një sondazhi të revistës “AskMen”, Madalina Diana Genea u votua si femra më e bukur në botë. Më poshtë keni mundësi që të shikoni galerinë e fotove.