Modelja mbetet e paralizuar por nuk dorëzohet, hedh në treg një linjë të veçantë veshjesh

Samanta Bullock, është një modele 41-vjeçare braziliane, e cila qysh kur ishte 14 vjeçe, si pasojë e një aksidenti mbeti e paralizuar. Por pavarësisht kësaj, ajo nuk është dorëzuar, duke vazhduar që t’i përkushtohet pasioneve të saj, modës dhe sportit.
Samanta ka lozur tenis dhe ka fituar dy medalje argjendi në vitin 2017, në Para Pan Am Games dhe në vitin 2012 mori pjesë Paralympic Games Opening Ceremony, në lojërat olimpike për personat me aftësi të kufizuar.
Më tej Samanta vendosi që të krijojë një linjë veshjesh, dedikuar femrave që ndodhen në karricë me rrota.
“Nëse ka modele me aftësi të kufizuara, është e rëndësishme që të ketë edhe stilistë të kësaj kategorie që t’iu përshtasin veshjet”, tha ajo.
Koleksioni i saj do të jetë në shitje duke nisur nga 15 qershori, në sajtin e saj të cilin e gjeni duke klikuar këtu.
“Një grua për të qenë e sigurtë në vete, duhet të ndihet komode dhe e bukur me veshjet e përditshme, pavarësisht se ndodhet në karrocë me rrota”, thotë ajo, shkruan noa.al.
Janë të shumtë stilistët që ë kanë mbështetur nismën e saj, ndërsa një pjesë e të ardhurave që do sigurohen nga shitja do të dhurohen për “Motivation”, një organizatë bamirëse që furnizon me karroca me rrota, personat që kanë nevojë në të gjithë botën.