Modelja kërcënohet me vdekje, për shkak të vetullave

Modelja që u bë e famshme vetëm prej vetullës ka pranuar se merr shumë kërcënime për vdekje në rrjete sociale. Sophia Hadjiapanteli ka lindur në Qipro, por aktualisht jeton në SHBA ku fiton të ardhura nga modelingu. E ftuar në “Good Morning Britain”, 22-vjeçarja tregoi se mundohet të mos lexojë komentet negative dhe ngushëllimin e gjen tek i dashuri.
“Marr shumë kërcënime për vdekje. Përpiqem të mos lexoj shumë prej tyre, njerëzit më thonë që më shkruajnë gjëra të tilla dhe në të vërtetë nuk kam durim që të lexoj komentet e shumë personave. Është pak turp kur do të lexosh komentet e mira dhe përfundon tek të këqijat”, tha Sophia.