Modelja e njohur shqiptare pozon krah Selena Gomez në festivalin e ‘Cannes’

Modelja kosovare, Heidi Lushtaku, ka publikuar në llogarinë e saj një foto me Selena Gomez, e shkrepur gjatë Festivalit të Kanës.

Eventi bëri bashkë personazhe të ndryshëm publikë nga ‘Hollywood-i’ si Elle Fanning, Alessandra Ambrosio, Eva Longoria apo Selena Gomez, por mesa duket shqiptarët nuk mungojnë askund.

Menjëherë pas postimit, në llogarinë e Heidit kanë mbërritur reagime nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj. Mesa duket Lushtaku ka tashmë një kujtim, të cilin do ta mbajë mend gjatë nga eventi i famshëm.