Missy Elliott me yll në “Song Writers Hall of Fame”

Emri i Missy Elliott do të përfshihet në bulevardin e të famshmëve.
Pasi u nominua në nëntor, reperja do të bëhet artistja e parë e hip hopit që do të ketë yllin e saj në bulevardin më të famshëm.
Pesë muzikantët tjerë që do të përfshihen janë Dallas Austin, Yousuf Islam, John Prine, Tom T. Hall dhe Jack Tempchi.
Ikona globale e repit, karriera e të cilës zgjerohet në dy dekada, ka firmën e saj në disa hite, si “Thej Rain”, “Work it” dhe “Get Ur Freak On”.
Elliot është reperja e tretë që hyn në shtegun e të famshmëve për kompozitorë, pas Jermaine Dupri dhe Jay Z.