Mirditë, asgjësohet një ton hashash

Policia ka sekuestruar dhe asgjësuar një ton drogë të llojit kanabis sativa, ka arrestuar në flagrancë një person dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, pas një aksioni të ndërmarrë në fshatin Bulsharë të rrethit të Mirditës. Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar janë gjetur 2 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa me një peshë prej 57 kg, e cila ishte bërë gati për t’u hedhur në treg.