Miqtë e tyre zbulojnë arsyet që çuan në ndarjen e Miley-t dhe Liam

Ndarja mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth erdhi shumë e papritur për publikun, duke qenë se ata të dy dukeshin të dashuruar me njëri-tjetrin. Pavarësisht se Liam i uroi lumturi dhe shëndet Miley-t, duket se ndarja mes tyre ka qenë shumë e ashpër. Burime pranë çiftit kanë treguar për “TMZ” se ata nuk mund ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe miqtë e të dyve kanë zbuluar disa nga arsyet e mundshme të ndarjes. Persona të afërt të Miley-t kanë thënë se ajo është përpjekur ta shpëtojë martesën dhe se faktori kryesor i ndarjes ka qenë pirja e alkoolit e përdorimi i lëndëve jo të ligjshme nga ana e Liam. Ndërsa miqtë e Liam kanë treguar një tjetër anë të medaljes. Ata thonë se historia e përdorimit të alkoolit dhe lëndëve të tjera është krijuar për të maskuar të vërtetën e ndarjes. Sipas tyre fajtorja kryesore ka qenë Miley, pasi ajo është treguar e pabesë dhe ka tradhtuar. Gjithashtu ata kanë treguar se këngëtarja e ka shpikur vetë faktin se kanë qenë të ndarë prej kohësh, sepse në të vërtetë i dhanë fund marrëdhënies në momentin kur dolën fotot e saj duke u puthur me Kaitlynn Carter. E vërteta nuk dihet ende plotësisht dhe pritet që në një moment Miley dhe Liam të shpjegojnë vetë gjithçka çfarë ka ndodhur. Ata të dy kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë 8 muaj para ndarjes dhe kanë gati 10 vite që njihen me njëri-tjetrin.