Ministri Manjani i kërkon Presidentit faljen e Nazime Vishës

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kërkon që Presidenti Bujar Nishani të falë Nazime Vishën, e dënuar për vrasje. Propozimi i Ministrit të Drejtësisë mësohet është bërë në bazë të ligjit për faljen. “Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Nazime Visha ndodhet në burg që prej vitit 2012 dhe është dënuar me dhjetë vite burg. Ajo ka bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për të përfituar ulje dënimi bazuar në ligjin për aministinë.