Miliarderi Bill Gates pret në radhë për të blerë një hamburger

Miliarderi Bill Gates është parë duke pritur në radhë për një hamburger. Megjithëse është një ndër njerëzit më të pasur në botë, themeluesi i “Microsoft” shumë shpesh e ka dëshmuar se është një njeri mjaft modest.
Ai është një person që shumicën e kohës merret me bamirësi, gjithmonë duke ndihmuar njerëzit e tjerë dhe njerëzit në nevojë. Gates u fotografua së fundmi në vendin “Dick’s Drive-In” në Seattle.
Një foto e postuar në “Facebook” tregon se Gates u bashkua me turmën ndërsa ai pret në radhë për porosinë e tij.