Miley Cyrus konfirmon martesën

Miley Cyrus e ka konfirmuar se është martuar me Liam Hemsworth në një ceremoni të fshehtë para festës së Krishtlindjes.

Këngëtarja dhe aktorja 26-vjeçare i ka shpërndarë disa fotografi me aktorin 28-vjeçar, ndërsa çifti shfaqet shumë i lumtur.

Në njërën prej fotografive, shihen të porsamartuarit duke u përqafuar menjëherë pasi i kanë dhënë premtimet.

Miley dhe Liam njoftuan për fejesën e tyre në vitin 2012, mirëpo u ndanë vetëm pas një viti.

Ata u ribashkuan në vitin 2016 kur Cyrus shkoi në Australi për ta kaluar natën e Vitit të Ri me familjen e Hemsworth.

Në postimet e 26-vjeçares në “Instagram”, ajo ka treguar se martesa ka ndodhur ditën e diel (23 dhjetor 2018).

Autorja e hitit “Wrecking Ball” e ka mbajtur të fshehtë martesën deri më sot, përkundër spekulimeve në media se ajo dhe Liam ishin martuar.