Mila Kunis rrëfen tmerrin që ka kaluar me Macaulay Culkin

Ka qenë një kohë, (kohë paksa e gjatë) kur Mila Kunis ishte e dashuruar me Macaulay Culkin! Nga viti 2002 deri më 2010, aktorja me origjinë nga Ukraina ishte në një marrëdhënie toksike, për të cilën vetëm kohët e fundit ka folur.

Mila mban mbi shpatulla pjesën më të madhe të fajit, sipas vetë asaj. Ndonëse aktorja gjatë një interviste nuk ka folur rreth asaj çfarë ka ndodhur ekzaktësisht, ajo është shprehur se ka dreqosur gjithçka. Dhe kjo për faktin e thjeshtë që ka ndenjur me një person që e rrënoi për thuajse një dekadë. Lidhja ishte një tmerr për 35 vjeçaren dhe në të 20-at ajo shprehet për veten se ka qenë një njeri gabim nga koka te këmbët dhe iu desh jo pak kohë për ta pranuar e ndryshuar. Pas 9 vitesh, gjërat nuk janë si më parë, Mila e ka kaluar atë periudhë të errët të jetës dhe është e lumtur pranë bashkëshortit të saj Ashton Kutcher