Mike Tyson pa limite, 10 mijë dollarë për t’u ndeshur me një gorillë

Ish-boksieri i famshëm Mike Tyson, i njohu për dashurinë e kafshëve ekzotike, duke përfshirë edhe tigër në shtëpinë e tij. Tani mësohet se Tyson në vitet ’80 i kishte ofruar një punonjësi të një kopshti zoologjik 10 mijë dollarë që të ndeshej me një gorillë.“Isha në një kopsht zoologjik dhe po shikoja kafazin e disa gorillave. Aty ishte një gorillë që shkaktonte bullizëm tek të tjerët. I ofrova 10 mijë dollarë punonjësit që ta hapte kafazin dhe të ndeshesha me gorillën, por ai nuk pranoi”, deklaroi 52-vjeçari.