Michelle Obama e Bill Gates, më të admiruarit në botë

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama është gruaja më e admiruar në planet. Ky ishte rezultati i sondazhit të “YouGov”. Ndërsa për meshkujt vendin e parë e mban Bill Gates.
Barack Obama, Jackie Chan, Oprah Winfrey dhe Angelina Jolie plotësojnë podiumin e klasifikimit Top 20 të “YouGov”.
Surprizë për renditjen e meshkujve është presidenti turk Recep Tayyp Erdogan.
Në klasifikimin vetëm amerikan kryeson çifti Obama, duke u bërë kështu familja më e admiruar në SHBA.