Michael Jordan me një rol në “Space Jam 2”

Tashme është zyrtare që LeBron James do të jetë protagonisti i filmit të shumëpritur “Space Jam 2” dhe regjisori i “Black Panther”, Ryan Coogler do të jetë producenti. Filmi origjinal është ai i vitit 1996 me protagonist Michael Jordan përkrahë Bill Murray dhe personazhet e “Looney Tunes” dhe tani ka shumë për të folur nëse Jordan do të shfaqet në këtë film apo jo. Fansat e legjendës së NBA mund të qëndrojnë të qetë pasi mësuan se po zhvillohen bisedime në këto momente që ta përfshijnë në këtë projekt.Ndërsa janë në bisedime për të parë Michael Jordan në fushën e “Space Jam 2”, topi është plotësisht në fushën e Jordan. Gjashtë herë fituesi i kampionatit në NBA nuk ka nevojë të bëjë asgjë që ai nuk dëshiron, duke përfshirë edhe paraqitjen në vazhdimin e filmit “Space Jam”. Maverick Carter, miku i fëmijërisë i Lebron James dhe partner biznesi së fundmi foli për ketë çështje.
“Me shumë mundësi do të ketë një rol për Michael, nëse ai do të dëshironte. Por Michael Jordan është Michael Jordan. Nuk ka rendësi nëse James do ta telefononte, ai do të bëjë atë që dëshiron, pasi e ka fituar këtë të drejtë për ta bërë”.