Michael Jackson fiton miliona edhe pas vdekjes

Michael Jackson ka fituar 115 milionë $ pas vdekjes, duke u renditur kështu i pari në listën e artistëve më të dëgjuar në 2015. Ylli, i cili ndërroi jetë në vitin 2009, në moshën 50 – vjeçare, ka fituar dyfish më shumë sesa Elvis Presley, i cili zë vendin e dytë të renditjes në listën e Forbes.Presley ka fituar 55 milionë dollarë vitin e kaluar, falë turistëve në shtëpinë e tij, Graceland si dhe shitjeve të albumeve.