Meta: Marrëveshja PS-LSI në nivelet më të larta, Basha të japë dorëheqjen

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar nga Skrapari se LSI ka marrëdhënie të shkëlqyera me ndërkombëtarët, dhe koalicioni PS- LSI është në nivelet më të larta. “Asnjë kandidat i LSI nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësim më të vogël me ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët apo të asnjë ministri. .Ndërsa lidhur me akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha, Meta është shprehur se është Basha ai që duhet të japë dorëheqjen si kryetar i opozitës.