Meta firmos anulimin e zgjedhjeve: S’krijohet vakum në qeverisjen vendore

Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë dhe se kjo çështje është në shqyrtim.

Sot kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, duke mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve.

Përpara medieve, Ilir Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

Kreu i shteti deklaroi në konferencën e gjatë për shtyp, se zgjedhjet vetëm me mazhorancën cenojnë pluralizmin politik, ndërsa tha se zhvillimi i zgjedhjeve në kaos mund të çojë në konflikt civil.

Ai ka kërkuar që të vendoset dialogu politik dhe palët të gjejnë dakordësi, ndërkohë që iu ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj krize politike.