Messi tatuazh në shpinën e tifozit, Leo i vë firmën

Leo Messi gjithnjë ndalohet nga fansat që i kërkojnë autograf, apo një foto. Por, duket e çuditshme kur duhet ta lësh firmën në kurrizin e një tifozi, mbi fanellën tënde tatuazh. Një tifoz i Barcelonës dhe adhurues i futbollistit e ka bërë tatuazh në gjithë kurrizin, rrethuar nga monumente europiane, si Harku, Koloseu dhe Big Ben. Një zgjidhje jo dhe aq rastësore, Berlini, Roma dhe Londra, qytetet ku Messi me fanellën e Barcelonës ka fituar Champions League. Leo plotësoi dëshirën e tifozit, duke i lënë autografin te fanella tatuazh. Gjithçka ndodhi në Valencia, ku ndeshja përfundoi 1-1.