Messi sërish baba, vjen në jetë Benjamin

Lionel Messi mori një lajm të jashtëzakonshëm përpara ndeshjes me Atleticon. Argjentinasi u bë për herë të dytë baba. Skuadra e tij Barcelona u stërvit pa yllin argjentinas në prag të transfertës së blaugranave në “Vincente Calderon”, pasi Messi gjendej pranë bashkëshortes së tij Antonella Rocuzzo, që solli në jetë djalin e dytë të ciftit, pas Thiagos. Cifti vendosi ta quajë fëmijën e dytë, Benjamin.