Messi befason të ftuarit në dasmën e tij, ja çfarë i pret ata

Lionel Messi dhe Antonela Roccuzo gjatë ditës së sotme do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre.

Ceremonia e dasmës do të organizohet në vendlindjen e çiftit, në qytetin Rosario në Argjentinë.

Mysafirë të Messit në dasmë, do të jenë shumë miq të tij, përfshirë edhe bashkëlojtarët te Barcelona.

 Sipas gazetarit Andrea Beltramo, çifti ka përgatitur nga një dhuratë për të gjithë pjesëmarrësit në dasmë.

Çifti ka përgatitur kuti prej druri, në të cilën kanë vendosur nga një shishe verë me emrin e dhëndrit (Leo), një çelës për hapjen e verës në të cilin janë gdhendur inicialet e nuses dhe dhëndrit, një shishe e vogël me qumësht të freskët dhe një kuti me dy çokollata.

Po ashtu në kutinë e drurit është i vendosur edhe një mesazh falënderues për pjesëmarrësit në dasmë.

“Mirësevini. Faleminderit që e ndani me ne këtë moment të veçantë, Leo dhe Anto”, shkruhet në letër.