Mësohet pse Brad Pitt nuk ka pasur asnjë lidhje pas Anglina Jolie

Kanë kaluar gati tre vite nga dita kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës. Mund të ketë pasur vetëm thashetheme të pavërteta, por aktori i njohur nuk është shfaqur asnjëherë në publik me ndonjë vajzë.Burime për “Hollywood Life” kanë treguar se Brad nuk ka dalë me shumë vajza gjatë kësaj kohe, sepse e ka të vështirë të dashurojë sërish. “Ai nuk ka pasur ndonjë takim romantik dhe do shumë kohë që të dashurojë prapë. Brad ka shumë mikesha në industrinë e filmit. Ai shijon lidhjet platonike me disa njerëz, si për shembull me Lena Dunham, që është vetëm një shoqe asgjë më shumë”, kanë treguar burimet.