Mesila Doda largohet nga PD: Është kthyer në parti klienteliste

Mesila Doda nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Deputetja ka konfirmuar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale largimin e saj nga grupi parlamentar demokrat.Ajo thotë se PD ka humbur boshtin e saj dhe është shndërruar në një parti klienteliste. “Largohem me keqardhje nga një parti që e krijuam bashkë me studentë dhe pedagogë 25 vjet më parë, por që sot e shoh të rithemeluar larg kontekstit, boshtit dhe qëllimit politik për të cilin u krijua. Tash është klientelizmi mbret i situatës se re dhe shpresoj fort që njerzit politikë që ende po rezistojnë edhe për pak, të arrijnë të kthjellojnë individët përgjegjës për dëmin e madh që po shkaktojnë. deklaroi Doda.