Mesha e Krishtlindjes në Kosovë, Gjergji lutet për bashkim e dialog

Besimtarët e fesë katolike në Kosovë kremtuan meshën e Krishtlindjes në mesnatë.Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” të Prishtinës, bëri thirrje për bashkim, dialog dhe rezistencë kundër së keqes.Ai tha se, për gjendjen e krijuar në vend ndihet bashkëfajtore edhe Ipeshkvia e Kosovës, në nivelin e përgjegjësisë qytetare.