Merr fund sherri mes tyre, pajtohen reperet e njohura

Sherri mes repereve Nicki Minaj dhe Cardi B mori vëmendje të madhe mediatike, por tashmë ka marrë fund.
Nicki bëri hapin e parë duke i kërkuar paqe rivales së saj me anë të një postimi në Tëitter.
“Le të fokusohemi vetëm në gjëra pozitive. Ne jemi të gjithë të bekuar. E di që gjithë kjo gjë është qesharake dhe interesante për shumë njerëz, por unë nuk do e diskutoj më këtë gjë pa sens. Faleminderit që më jepni mbështetje dhe kurajo çdo vit. Ju dua”, shkruajti Nicki.
Nuk mungoi reagimi i Cardi B, e cila ripostoi shkrimin e rivales duke shtuar: “Në rregull Nicki, le të qëndrojmë pozitive dhe të vazhdojmë përpara.”
Pavarësisht paqes në rrjete sociale, mbretëreshat e rapit amerikan nuk kanë filluar të ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Kujtojmë se në fillim të shtatorit, pati një konflikt serioz mes repereve ku Cardi B po priste Nickin në prapaskenën e festës së Harper’s Bazaar për ta sulmuar.
Rojet e sigurisë së Nickit parandaluan kontaktin fizik mes tyre, prandaj Cardi hodhi këpucën e saj në drejtim të rivales. Më pas u fotografua me fustan të grisur dhe sy të nxirë.