Mendoi se ishte kukull, por peshkatari shpëton foshnjen gjallë në oqean

Një peshkatar i Zelandës së Re ka shpëtuar një djalë 18-muajsh nga oqeani. Ky incident është përshkruar si një “mrekulli e çuditshme”.
Gus Hutt, po peshkonte në Plazhin Matata në Ishullin e Veriut, kur zbuloi diçka të vogël që lundronte në ujë.
Fillimisht mendoi se ishte një kukull por më pasi vuri re se ishte një foshnje.
Djali ishte larguar nga çadra e prindërve të tij dhe përfundoi në oqean.
“Mendova se ishte një kukull. E arrita dhe e kapa nga krahu, dhe ende mendoja se ishte kukull. Fytyra e tij dukej si porcelan me flokët e shkurtër. Por pastaj lëshoi një ulërimë të vogël kuptova që fëmija ishte gjallë,”-tha Hutt për shtypin lokal në New Zeland. “Nëse do kisha kaluar vetëm një minutë më vonë nuk do ta shihja. Ai është shumë me fat. Nuk ishte e shkruar që të largohej nga kjo botë, nuk ishte koha e tij.”
Menjëherë ai e nxorri fëmijën në breg dhe u lajmëruan prindërit e tij.
Ishte një mrekulli që djali doli gjallë nga deti.