Meghan Markle do të thyejë këtë rregull ditën e dasmës nga “halli”

Me librin e rregullave të etikës, që duhet ta dish kur bëhesh pjesë e familjes mbretërore, është shumë e thjeshtë të thyesh një prej tyre. Por, Meghan Markle mund të thyejë, jo vetëm një traditë mbretërore, por një traditë shoqërore, në martesën e saj të ardhshme.
“Times of London” raporton se, vetë Markle do të mbajë një fjalim gjatë koktejit. Thuhet se ajo dëshiron të ketë mundësinë që të falënderojë Princin Harry, mbretëreshën dhe familjen e saj, me një fjalim të dashur dhe me ndonjë batutë.
Zakonisht, babai i nuses, shoqëruesja e nuses dhe nuni mbajnë fjalime në dasmë. Por, ndërkohë që babai i Markle-it mund ta shoqërojë atë për në altar, duket se mund të heqë dorë nga fjalimi.
“Nëse babai i Meghan nuk flet për të, ajo dëshiron të ketë mundësinë që të falënderojë bashkëshortin dhe të gjithë ata që i mbështetën. Harry mendon se është një ide gjeniale”, tha një burim për “The Times”.