Meghan Markle sërish në pritje të ëmbël?!

Një vizitë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Windsor me familjarët e ushtarakëve ka ngritur dyshime se Meghan Markle mund të jetë sërish në pritje të ëmbël.
Çifti mbretëror kanë shprehur interes për të kuptuar se si ndryshon jeta familjare pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë dhe pas kësaj shumë persona janë të bindur se ish-aktorja mund të jetë shtatzënë.
Archi i vogël i cili ka lindur vetëm para 6 muajsh mund të bëhet së shpejti me një motër apo vëlla megjithatë këto mbeten ende aludime derisa pallati mbretëror të japë zyrtarisht lajmin nëse Meghan është apo jo shtatzënë.