Meghan del për herë të parë me djalin në publik

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, zgjodhi një ndeshje polo, për të dalë për herë të parë në publik me djalin.
37-vjeçarja u pa në krahë me vogëlushin Archie, i cili erdhi në jetë më 6 maj.
Dukessha e Sussex, u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë ulliri dhe me syzet vendosur.
Ndërkohë vogëlushin e kishte mbështjellë me një mbulesë.
Sakaq babi Harry dhe xhaxhi William, zbritën në fushë këtë të mërkurë për të luajtur një ndeshje për bamirësi në Billingbear Polo Club të Wokingham, në Surrey.
Bashkë me Meghan, ishte edhe Kate Middleton me tre fëmijët George, Charlotte e Louis