Më në fund! Selena Gomez bëhet mirë dhe rikthehet në shtëpi

Sipas TMZ, Selena ka filluar të ndihet më mirë dhe të paktën për disa kohë ajo nuk do të kthehet në psikiatri. “Selena ka dalë…të paktën për momentin”,-shkruan TMZ. Jeta e këngëtarës është shoqëruar me një sërë ngjarjesh aspak të lehta. Në 2007 ajo kreu një transplant veshke dhe me siguri vështirësitë që ka kaluar kanë ndikuar në shëndetin mendor. Gjatë kohës së qëndrimit në spital, u tha se ajo kaloi në krizë emocionale dhe si pasojë u desh të merrte një trajtim mjekësor në një strukturë psikiatrike të Bregut Lindor. Duket se martesa e Justin Bieber me Hailey Baldwin patën një ndikim të thellë te këngëtarja.