Më në fund e pranoi! Angela Martini paska qenë e lidhur me Kanye West!

Angela Martini ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në ‘Soiree’, në një intervistë me Jonida Shehun, ku tregoi detaje mjaft interesante lidhur me librin e saj më të fundit të quajtur ‘Dashuri, shpresë, dritë’.

Ndër të tjera, modelja tërheqëse nuk arriti t’i shpëtonte dhe pyetjeve rreth jetës private. Në vitin 2011 ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Kanye West, i cili sot është bashkëshorti i Kim Kardashian.

“Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke pasur diçka me Kanye West?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu. “Po. A të thashë që nuk e kam problem me të thënë?”, ka treguar Angela Martini e qeshur, duke i surprizuar të gjithë.

Më tej Anxhela ka treguar se në fillim e ka mohuar raportin me West, për arsye se nuk i pëlqejnë zhurmat e kësaj natyre.