“Mbetjet”, Rama me Shoqatën e Ricikluesve: Ligji ynë bën diferencën

Kryeministri Edi Rama, thotë se ligji i ri për importin e mbetjeve ka vetëm një lëshim në raport me industrinë e riciklimit, i njeh të drejtën të gjithë subjekteve të strukturave industriale të riciklimit, të blejnë mbetje të gjelbra dhe t’i importojnë ato. Rama sqaroi se nuk janë plehra, por janë lëndë me vlerë të cilat kalojnë më vonë në listën e lëndëve të para. Ai tha se ky është thelbi dhe se të gjitha të tjerat janë spekulime dhe përpjekje për të thelluar një emocion, krejtësisht të kuptueshëm në publik. Gjatë një takimi me shoqatën e ricikluese mesditën e sotme në Kryeministri, ai tha se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë dhe Ballkan, që nuk u njihte fabrikave të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj.