Mbërrin drafti përfundimtar i “Venecias” për reformën në drejtësi

Komisioni Venecias ka gati opinionin final për draftet e dërguara nga Tirana për reformën në drejtësi. Dokumenti përbëhet prej 20 faqesh, ku ekspertët e Venecias kanë renditur opinionet përfundimtare. Që në fillim ata vlerësojnë se drafti i rishikuar dërguar atyre për opinion, përmban propozime që dizajnojnë institucionet e drejtësisë në koherencë dhe përputhje me standardet europiane. Komisioni Venecias beson se drafti me këto amendamente, ndoshta duhet të finalizohet pa vonesa të tjera me dorëzimin në Parlament për ta votuar.