Mavraj bamirësi në Shqipëri: Para Rolex zgjedh të ndërtoj një shtëpi për familjet e varfëra

Mërgim Mavraj, ndryshe nga kolegët e tij të Hamburgut të cilët kanë vendosur që të kalojnë pushimet në  disa nga vende më luksove të botës, ka vendosur që të bëjë bamirësi.

Kjo gjë u ka rënë shumë në sy mediave gjermane sesi ylli mbrojtës HSV është kthyer në Shqipëri duke vizituar dhe ndihmuar familjet e varfëra dhe fëmijët e sëmurë. Për mediat gjermane kjo ndoshta është vepra më e madhe dhe e mirë që Marvaj ka bërë.

Një një intervistë për Blid ai është shprehur se do preferonte të blinte më mirë të ndërtonte një shtëpi për shtatë persona në Shqipëri sesa të blinte një orë Rolex.

Po ju jap një shembull të thjeshtë. Unë mund të blej një Roleks në Gjermani ose të ndërtoj një shtëpi në Shqipëri për një familje me shtatë persona,”-ka thënë ai.

Prej 2 vitesh 30-vjeçari është anëtar i një organizate bamirëse që ndihmon familjet në nevojë, u siguron atyre kujdes shëndetësor dhe ndihmon fëmijët të marrin shkollimin e duhur.

Përveç kësaj ai ka edhe disa sponsor në disa vende duke përfshirë Afrikën, Kosovën dhe Meksikën.

“E bëj sepse dua të ndihmoj. Ky ka qenë gjithmonë motivimi im. Edhe kur isha më i vogël, në Shqipëri harxhoja të gjithë paratë e xhepit për njerëzit që jetonin në rrugë. Sot e shoh veten më të përfshirë.”