Masazhi Nuad Thai në listën e trashëgimisë së UNESCO

Tashmë masazhi tradicional Nuad Thai është pjesë e Trashëgimisë Kulturore jo-materiale eUNESCO. Duke qenë pjesë e listës, masazhi Thai është njohur si diçka që duhet të trashëgohet për brezat e ardhshëm

Unesco është agjensi e Kombeve te Bashkuara që perfshin fushën e arsimit,kulturës dhe shkenës.Lista e trashëgimisë kulturore jo-materiale është e ndarë nga lista e trashëgimisë botërore, pasi kjo e fundit njeh ndërtesat dhe vendet me rendësi.

Ka mbi 550 artikuj në listën e trashëgimisë kulturore,të ndara në tre kategori që vijn nga 127 vende te botës. Mbledhja e komitetit të UNESCO-s u mbajt në Bogota, Kolumbi.

Dalllimi nga masazhet konvencionale, masazhet Thai përfshijnë shumë lëvizje duke supozuar një seri pozicionesh të ndryshme.

Terapistët përdorin jo vetëm duart, por ndonjëherë edhe parakrahët dhe gjunjët e tyre për të ushtruar presion, gjithashtu asnjë vaj nuk është i përfshirë në masazhin Nuad Thai.

Sipas UNESCO praktika i ka rrënjët e saj në vetë-kujdesin e shoqërisë fshatare tajlandeze të së kaluarës, ku çdo fshat kishte masazhier të cilëve, fshatarët do t’i drejtoheshin kur të kishin dhimbje të muskujve nga puna në fushë