Marrin fund thashethemet! Hailey zbulon unazën dhe propozimin që i bëri Justin Bieber

Martesa e Justin Bieber me Hailey Baldëin ka qenë më e komentuara në faqet rozë për një kohë të gjatë. U spekulua se propozimi u bë në një restorant, por modelja ka zbuluar se nuk ishin në një vend publik.

“Ne ishim me pushime në Bahamas dhe ishim vetëm në shtëpi, vetëm ne të dy. Ishte shumë e veçantë”, rrëfeu Hailey duke shtuar se Justin ndoqi metodën tradicionale duke kërkuar dorën e babait të saj para propozimit.

Ndër të tjera, Hailey ka zbuluar unazën e saj në intervistën për “Vogue”, ku bie në sy guri gjigand.