Marrëveshja e Ohrit, 14 vjet nga firmosja dhe 11 vjet nga tejkalimi i afatit për realizimin saj

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pranë Qeverisë së Maqedonisë, të enjten ka shënuar 14-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.”Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet dokumenti paqësor që mban gjallë procesin e demokratizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës në vendin tonë”,  thuhet në kumtesën e këtij Sekretariati.Lidhur me këtë përvjetor ka reaguar edhe partia opozitare shqiptare, PDSH-ja, sipas së cilës, solemnitetet dhe festimet e përvjetorëve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, vit pas viti nga ana e BDI-së, janë shndërruar në një marrëzi të madhe politike.