Marrëdhënia mes William dhe Harry me probleme, shkak Meghan

Po bëjnë xhiron e botës lajmet se dy vëllezërit Harry dhe William kanë pasur një marrëdhënie plot tension kohët e fundit dhe gjithçka për faj të Meghan Markle. Këto raportime rrjedhin nga vendimi i Harry-t dhe Meghan për të braktisur Kensington Palace, ku William, Kate dhe fëmijët e tyre jetojnë, për të lëvizur kilometra larg në Cottage Frogmore në Windsor Estate. Shpjegimi më i mundshëm dhe i arsyeshëm për largimin e çiftit është se ata thjesht duan të rrisin fëmijët e tyre larg atmosferës mbretërore në Kensington Palace.Një burim tregon se Harry dhe William patën një zënkë Krishtlindjen e kaluar, kur Harry i tha vëllait të tij më të madh se ai nuk po bënte mjaftueshëm për të përfshirë Meghan në familjen mbretërore. “Harry ndjeu se William nuk po i shtronte tapetin e kuq Meghan-it dhe i tha atij. Ata patën një zënkë që u zgjidh vetëm kur Charles hyri dhe i kërkoi William-it të bënte një përpjekje”, thotë burimi. Kjo ndodhi para se familja mbretërore të ftonte Meghan për të kaluar Krishtlindjen me ta, por raportohet se i gjithë viti nuk ka qenë në paqe mes dy vëllezërve mbretërorë.