Mario Balotelli rikthehet single, kënaqet me të bijën

Mario Balotelli është single por shumë ‘i dashuruar’ me të bijën, Pia e pasur nga lidhja më vajzën e ekranit Raffaella Fico.

Pas disa zërave se ai flirtonte kohët e fundit me këngëtaren italiane Elodie, ai sqaroi një herë e mirë publikun nepërmjet një postimi “story” në Instagram duke shkruajtur: “Ju lutem mjaft thatë më gënjeshtra. Jam single. Faleminderit.”- dhe e shoqëron shkrimin me një video të vajzës që mundohet të imitojë të ecurën e mamasë së saj.

Në video tagon edhe ish-in e tij, Raffaella, e cila replikon duke shkruajtur: “Rivalitet shumë i bukur” shoqëruar më shumë fytyra të buzëqeshura.