Mariah Carey në telashe me ish-bashkëshortin

Mariah Carey prej kohësh i kërkon divorcin nga Nick Cannon por duket se ish bashkëshorti i saj nuk do të bashkëpunojë.
 Një burim i TMZ ka thënë se këngëtarja prej një viti i ka kërkuar të firmosë divorcin Nick por ai nuk ka pranuar, edhe pse ata prej dy vitesh jetojnë të ndarë.Të gjitha problemet midis tyre janë zgjidhur prej kohësh, por Nick në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar të nënshkruajë dokumentet që do ta bëjnë zyrtar divorcin. Sipas burimeve të TMZ ai nuk dëshiron që Mariah të martohet me të fejuarin e saj aktual, James Packer.